Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Pulë me birrë dhe qofte patateje ( krokete ) ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Pulë me birrë dhe qofte patateje ( krokete ). Receta e gatimit për pulë me birrë dhe qofte patateje është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 14 dhjetor 2015. Fotot © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pulë me birrë dhe qofte patateje ( krokete ) duke ndjekur udhëzimet në vijim





Përbërësit
1 pulë
lëng limoni,
rozmarinë,
kripë,
gjethe dafine,
piper,
senape,
mjaltë,
curcuma
Për qoftet me patate:
patate
2 të verdha veze,
djath të grirë,
proshutë,
piper,
kripë
noce moscata
Përgatitja
1
Pulën e presim në copa dhe e marinoj me vaj, lëng limoni, rosmarinë, kripë, gjethe dafine, piper, senape, mjaltë dhe curcuma, për dy orë. Në një tigan hedhim pulën e marinuar dhe e skuqim mirë nga të gjitha anët. E shuajmë me birrë, kur të avullojë birra e mbyllim me kapak dhe e gatuajmë për 40 minuta.
2
Kroketat përgatiten në këtë mënyrë:
Zihen patatet dhe shtypen, i hedhim 2 të verdha veze, djath të grirë, proshutë, piper, kripë dhe noce moscata. Bëhen qofetet dhe kalohen në të bardhat e vezës dhe më pas në bukë të grirë dhe sesamo fara, skuqen në vaj të nxehtë. Ju bëftë mirë