Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
pite me portokall ervina

Portokalopita ( pite me portokall ) ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )

Portokalopita ( pite me portokall ). Receta e gatimit për portokalopita ( pite me portokall ) është dërguar nga Ervina Saliu 2 maj 2013. Foto © Ervina Saliu

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim portokalopita ( pite me portokall ) duke ndjekur udhëzimet në vijim

1027 shikime
pite me portokall ervina

Përbërësit

1 filxhan çaji miell
1 filxhan çaj miell miri të verdhë ( për embëlsira )
2 filxhana çaji sheqer
3 lugë pluhur pjekës
2 lugë sodë
2 portokaj
1 filxhan caji vaj ulliri
pak liker.

Përgatitja

1
Marim portokajtë, i heqim pjesën e bishtit dhe i vemë të ziejn. Nga momenti që marin valë pas pesë minutash i ndërrojmë ujin dhe i vemë prapë në tenxhere me ujë të ziejn.
2
Këtë gje e bejme tre herë. I lejmë të ftohen dhe njërin prej portokallave e fusim në blender dhe e bëjmë si pure. Në një tas hedhim 1 filxhan sheqer dhe vajin. I përziejm pak me tel dore dhe shtojmë puren e portokallit ku brenda kemi hedhur sodën dhe gjysëm gote ujë, shtojmë edhe likerin dhe i përziejm. Brenda në miell hedhim pluhurin pjekës, i përziejm dhe pak nga pak shtojmë miellin dhe miellin e misrit në tasin tjetër duke e përzier.
3
E lejmë për rreth 20 minuta në tas dhe më pas e hedhim në tepsi, e pjekim në 170 gradë, për rreth një orë. Kur të jetë gati nxjerrim embëlsirën nga furra dhe përgatisim shërbetin.
4
Në një tenxhere hedhim filxhanin tjetër me sheqer, një filxhan ujë dhe portokallin që mbeti e presim në feta dhe e vejmë të ziej me shërbetin, nga momenti që merr valë e lejmë të ziej 10 minuta. I shtojmë shërbetin embëlsirës ( embelsira duhet të jetë e ftohtë dhe shërbeti i ngrohtë ). I hedhim fetat e portokallit nga lart, nëse dëshirojmë shkrijmë edhe pak çokollat dhe ja hedhim nga lart. Ju bëftë mirë

Ervina Saliu ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 200 receta gatimi me fotot origjinale të gatimtve të saj. Klikoni mbi emrin Ervina Saliu për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Ervina Saliu.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: