Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
polenta

Poleneta me salçiçe dhe kërpudha ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

188 shikime

polenta

Përbërësit

Polenta ( miell misri )

salçiçe

kërpurdha ( porcini )

majdanoz

hurdha

vaj ulliri

( sasia varet nga personat )

Përgatitja

1

Në një tenxhere hidhni ujë kripë dhe dy lugë supe me vaj ulliri dhe vëreni në zjarr, kur të nxehet uji filloni të hidhni miellin e misrit nga pak deri sa të trashet duke e trazuar vazhdimisht me një lugë druri për 10 minuta,

2

pastaj hidheni në një enë katrore dhe lëreni të ftohet, më pas merni një tigan me tre lugë vaj ulliri dhe hidhni salçiçen dhe lëreni deri sa të thajë ujin që nxjerr, pastaj shtoni kërpurdhat të prera në copa të vogla, hidhini hurdhat të grira imët. pak kripë,

3

majdanozin të grirë imët, shtoni gjysëm gote me ujë dhe lëreni të zjej ngadalë me flakë të ulët, kur të thajë ujin hiqeni, merni polenten (miellin e misrit) që keni lenë të ftohet dhe prejeni në forma si në foto ose si t’ju pëlqejë dhe skuqeni në vaj të bollshëm, më pas hidhini nga një lugë me salçiçen dhe kërpurdhat sipër, dhe janë gati për tu ngrënë

Receta e gatimit për poleneta me salçiçe është dërguar nga Leonora Pane 5 nëntor 2013. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi nga kuzhina Italiane klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: