Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pizza ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Pizza. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 26 prill 2016. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për pica klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pica duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg miell,
3 gota me ujë të vakët
maja buke
Përgatitja
1
Në një tas të madh fusim afërsisht 1 kg miell, në një tas tjetër 3 gota me ujë të vakët dhe maja buke ( qe vjen”fryhet” brumi )
2
I përziejm, e bëjmë brumë jo të butë, gati të fortë sa mos ngjisi më nëpër duar dhe e lemë në tas brumin që të fryhet për gati 1 orë e 30 minuta.
3
Pastaj e marim pjesë-pjesë dhe e shtrojmë nëpër tepsi ku më parë i kemi lyer me vaj.
4
Për ti lyer sipër përgatisim në një tas të vogël salcë ( me shishe ) ku në të hedhim kripë, piper dhe rigon.
5
I lyejm sipër me një furçë kuzhine ose e përhapim me lugë dhe shtrojmë sipas dëshirës tonë, sallam, djath pice, speca, brokoli ( me këto përbërës i bëra unë ) ose çfarë t’ju pëlqej ju. Më pas i pjekim me 200 gradë C. Ju bëftë mirë


























