Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Petulla kollozheku ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Petulla kollozheku. Receta gatimit për petulla kollozheku është dërguar nga Erjona Balla 5 tetor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për petulla klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim petulla kollozheku duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Për 12 petulla duhen:
1 kg qumësht
3 ose 4 gota uji me miell
200 gr djath të bardhë
2 vezë
1 kokër hudhër
1 lugë çaji me kripë
1 lugë gjelle me rigon
1 lugë çaji me piper të zi
Përgatitja
1
Në një tas plastik i bashkojmë të gjitha përbërjet, hudhrat i grijmë dhe i shtojmë tek tasi. Vemë në zjarr tiganin e nxehim dhe me ndihmën e një furce kuzhine e lyejmë me pak vaj.
2
Pasi është nxehur edhe vaji hedhim përbërjen në tigan me ndihmën e një garuzhdeje dhe e hapim shpejt në gjithë tiganin dhe i pjekim në të 2-ja anët.
3
Pasi i kemi bërë të gjitha petët i shtrojmë në tepsi, shtrojmë një petë hedhim djath të thërmuar dhe kështu vazhdojmë deri në petën e fundit dhe e presim si në foto.
4
Në një tigan të vogël hedhim 1 filxhan vaj dhe 5 thelpi hudhra të grira, pasi janë zverdhur hudhrat (jo të digjen) i shtojmë një gjysëm gote me ujë, pak kripë dhe pasi ka marë valë e hedhim sipër petave dhe e pjekim për 30 minuta në furrë në 200 gradë.