Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Përshesh me kulaç gruri dhe mish gjel deti ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Përshesh me kulaç gruri dhe mish gjel deti është një nga recetat e gatimit më popullore për festat e fundvitit.
Përshesh me kulaç gruri dhe mish gjel deti
Përbërësit
mish gjel deti
kulaç me miell gruri
dy qepë mesatare
melçitë, plëncin dhe zemrën e gjelit
kripë
3 lugë gjelle nenexhik
Përgatitja
1
Pjekim gjelin e detit në furrë
2
Marrim kulaçin e bëjmë në copa të vogla, e vemë në një tepsi dhe e lemë mënjanë.
3
Në një tigan grijmë qepën, e skuqim deri sa të zverdhet, shtojmë mëlçinë, zemrën dhe plëndësin e prerë në kubik.
4
I lemë të skuqen mirë dhe më pas shtojmë yndyrën e gjelit që poqëm.
5
I ziejm për 30 minuta dhe kur e kemi fikur i shtojmë nenexhikun dhe e hedhim tek kulaçi, e trazojmë mirë deri sa të zbutet. Ju bëftë mirë.
Receta e gatimit për përshesh me kulaç gruri dhe mish gjel deti është dërguar nga Erjona Balla 9 nëntor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me gjel deti klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu


























