Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Perime me pulë të pjekura në qese ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Perime me pulë të pjekura në qese. Receta e gatimit për perime me pulë të pjekura në qese është dërguar nga Bukurie Nexhipi 9 janar 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim perime me pulë të pjekura në qese duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pulë
2 patate
2 dega selino bashkë me kërcellin
1 tufë majdanoz
2 karrota
7 kokrra domate të vogla si qershi
1 spec të kuq
2 thelpi hudhër
1 qepë
Maggi ose Knor ( është pluhur për mishra )
Piper të kuq, të zi, pak kripë ( kripë ka dhe maggi pra kemi pak kujdes )
Cyri
Përgatitja
1
Pulën e presim në copa ( mund ta lini dhe pa prerë ), i hedhim maggi, pak kripë, piper të zi e të kuq, cyri.
2
Perimet i presim në copa të mëdha dhe këto i përziejm me ereza dhe dhe i vendosim bashkë me pulën në qese vendosim tufën me majdanoz ( jo të grirë ) qepën e grirë hudhrat dhe e mbyllim qeskën.
3
E pjekim në 180 gradë për 80 minuta. Sipas dëshirës mund ti hedhim pak vaj ulliri pasi ka përfunduar. Ju bëftë mirë


























