Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torta barbi

Torta Barbi ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )

Torta Barbi. Receta e gatimit për tortën barbi është dërguar nga Bukurie Nexhipi 16 dhjetor 2013. Foto e huazuar sa per ilustrim

Kjo është një ide e bukur dhe shumë e thjesht për fëmijet tuaj.

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim torta barbi duke ndjekur udhëzimet në vijim

1260 shikime

torta barbi

Përbërësit

500 gr miell

350 gr sheqer

250 gr gjalp

5 vezë

100 ml qumësht

1 pluhur pjekës

1 vanilje pluhur

Për mbushjen:

2 paketa krem të gatshëm me shijen që ju e dëshironi.

Për zbukurimin: Nëse tortën do ta mbulojmë me marzipan na duhet 400 gr, nëse jo mund ta mbuloni me krem, 2 paketa krem për zbukurimin.

Përgatitja

1

Gjalpin dhe sheqerin i punojmë me një rrahese ëmbëlsirash (gjalp i ambientit), e punojmë gjersa të bëhet masë kremi, më pas hedhim vezët, i punojomë përsëri, jo të bëhet shkumë.

2

Më pas hedhim qumësht dhe pluhrin pjekës e trazojmë masën përsëri dhe hedhim miellin me vanilje. Masën e hedhim në një formë torte si për gugll kek (Unë kisha një formë jo me hapsirë në mes. Kjo do të ishte më mire)

3

E lyejmë formën me pak yndyrë dhe e pjekim për 1 orë në 160 gradë. Për 40 minuta soba nuk duhet hapur. Pasi ka përfunduar pjekja e lemë të ftohet dhe më pas e presim në 3 pjesë.

4

E presim në 3 pjesë dhe pjesët i mbushim me krem. Më pas nëse keku është pa hapsirë në mes e presim pak në mes dhe vendosim barbin (barbit ja kemi hequr këmbët dhe e kemi mbështjell me alumin ose qesk kuzhine, pjesën që është brenda tortës) Nëse do e zbukurojmë me krem e lyejmë me një shtresë kremi dhe e vendosim në frigorifer për 30 minuta më pas e lyejmë përsëri me krem dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.

5

Mund ti vemë lule sheqeri në fustan. Nëse e zbukurojmë me marzipan. E hedhim marzipanin në pjate dhe e lyejmë me ngjyrues tortash, e punojmë me pirun dhe lemë për 10 minuta më pas në tavolinë hedhim pak sheqer pudër dhe lyejmë marzipanin (hedhim sheqer pudër gjersa marzipani mos të na ngjitet nëpër duar) e hapim me një pec për pica dhe e zbukurojmë tortën si të kemi dëshirë. Do ishte akoma më e bukur nëse do ta vendosnim “tortën Barbi” mbi një tjetër tortë katrore ose e rrumbullakët.

Bukurie Nexhipi ka dërguar në KuzhinaIme.al 69 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar gjithë recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: