Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Patëllxhanë në furrë ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
2 patëllxhanë të mëdha
50 gr bukë të grirë
50 gr djath të grirë
4 lugë vaje ulliri
piper i zi dhe kripë
Përgatitja
1
Pasi ti keni larë patëllxhanët prejini në katrore mesatare, hidhini kripë dhe piper të zi dhe lërini për 10 minuta duke i trazuar 2-3 herë,
2
pastaj hidhni bukën e grirë dhe trazojini mirë e hidhini në një tepsi me letër furre e futini të piqen në 180° për 25 minuta,
3
5 minuta para se ti hiqni hidhni djathin e grirë, kur ta shikoni që djathi është shkrirë mund ta hiqni dhe janë gati për tu servirur.


Receta e gatimit për patëllxhanë në furrë është dërguar nga Leonora Pane 18 prill 2014. Foto © Leonora Pane


























