Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
oriz me melci pule

Oriz ( Rizoto ) me mëlçi pule ( Receta gatimi nga Natasha Velia )

Oriz ( Rizoto ) me mëlçi pule është një recetë gatimi e përshtatshme për drekë. Kjo është një nga 10 + recetat e gatimit për oriz dërguar në KuzhinaIme.al.

Oriz ( Rizoto ) me mëlçi pule

1968 shikime
oriz me melci pule

Përbërësit

300 gr oriz,
200 gr mëlçi,
2 speca jeshile dhe të kuqe,
1 kokërr qepë,
disa domate të vogla,
2 lugë fasule të ziera,
kripë, piper,
një fletë dafinë,
një filxhan verë të bardhë

Përgatitja

1
Orizi ziehet në fillim. Në një tigan hedhim vaj dhe pak gjalp, hedhim qepën dhe mëlçitë i skuqim pak, hedhim specat, domatet dhe fasulet, kripë, piper e dafinën, i skuqim dhe i shuajm me verë,
2
pastaj i hedhim një filxhan kafeje me ujë dhe e ziejm për pak minuta, pastaj hedhim orizin e zier dhe e lemë sa të mos ketë ujë. E heqim nga zjarri dhe e mbulojmë me kapak për disa minuta pastaj e shërbejmë.

Oriz ( Rizoto ) me mëlçi pule. Receta gatimit është dërguar nga Natasha Velia 24 gusht 2016. Foto © Natasha Velia

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Natasha Velia klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për oriz klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Kategoritë

Natasha Velia ka dërguar në KuzhinaIme.al 40 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj, kryesisht gatime tradicionale Përmetare. Natasha ka edhe restorantin e saj në Përmet. "Restorant Velia". Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Natasha Velia.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: