Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Patëllxhan me patate në furrë ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )
Patëllxhan me patate në furrë. Receta e gatimit për patëllxhan me patate në furrë është dërguar nga Edvina Gjeçi 19 janar 2016. Fotot © Edvina Gjeçi
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Edvina Gjeçi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me me patëllxhanë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim patëllxhan me patate në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
5-6 patate
2 patëllxhana
“Provola dolce” në feta ( lloj djathi )
300 gr salcë domatesh
parmixhano
4 karrota
1/2 qepë
selino
kripë
piper
rigon
Përgatitja
1
Ndajmë patëllxhanat në feta, i skuqim në zgarë ose në ftere duke lyer me një penel tiganin me vaj ulliri. Në një ftere përgatisim salcën me karrotat, selino qepë, duke i skuqur sëbashku, i hedhim salcën, kripë, rigon, piper, i lejmë të aromatizohen për 2-3 minuta në zjarr, më pas i shtojmë pak ujë dhe e lejmë të ziej salca.
2
Në një tenxhere vejmë patatet të ziejn me ujë të kripur. Kur të kemi të gjitha këto përbërësit gati fillojmë të kompozojmë këto. Tavë super e mirë. Marim tepsinë e pjekjes, e lyejm me pak nga salsa e përgatitur, i vendosim një shtresë me patëllxhan, një salcë, një me patate të grira ose në feta, si të dëshironi, djathin në feta ( unë kam përdorur “provola dolce” por mund të përdorni çdo lloj djathi që shkrihet.
3
Bëjmë shtresën e dytë duke filluar sërisht me patëllxhan, salcë, patate, këtë here i hedhim parmixhano ( lloj djathi ) të grirë dhe në fund “provola dolce”. I fusim në furrë me 180 gradë dhe ju bëftë sa më mirë.


































