Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Qofte me kunguj dhe patate ( Receta gatimi nga Edvina Gjeçi )
Qofte me kunguj dhe patate. Receta gatimit është dërguar nga Edvina Gjeçi 15 dhjetor 2015. Foto © Edvina Gjeçi

Përbërësit
6 kunguj
4 patate
3 vezë
150 gr parmixhano
pak menta
5 sottilette ose lloj djathi tjetër që shkrihet
thërrime buke të thata
kripë
piper
Përgatitja
1
Presim kungujt dhe patatet në kubik dhe i ziejmë në avull ose zierje normale në tenxhere, më pas i vendosim në një enë,
2
i përziejmë me të gjitha përbërësit e tjerë përveç djathit që shkrihet dhe thërrimet e bukës, formojmë qoftet tona duke vendosur në mes djathin, e mbyllim mirë dhe e kalojme tek thërrimet e bukes.
3
I pjekim në furrë të nxehtë me 200 gradë për rreth 15 minuta. Ju bëfshin sa më mirë
Shume te mira recetat