Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
muffinmebanane

Muffin me banane ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

1553 shikime
muffinmebanane

Përbërësit

250 gr miell
125 gr gjalp
125 gr sheqer
2 vezë
3 banane
1 pako vanilje
16 gr maja për ëmbësira dhe pak kripë

Përgatitja

1
Në një tas hidhni gjalpin në temperaturë të ambientit, sheqerin dhe punojeni me një tel kuzhine pastaj shtoni vezët dhe trazojini prapë pastaj shtoni bananet pasi ti keni shtypur mirë dhe trazojini prapë, shtoni miellin, vaniljen, majanë dhe pak kripë dhe trazojini mirë të gjitha pastaj mbushni letrat
2
pasi ti keni vendosur në tepsinë me forma dhe futini të piqen në furrë të parangrohur në 180° për 30 minuta,
3
nëse doni mund ti bëni me krem sipër,
4
unë i kam bërë me krem gjalpi, ose mund ti lini edhe pa krem. 

Receta e gatimit për muffin me banane është dërguar nga Leonora Pane 8 qershor 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

 

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: