Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona ( Tagliatelle ) me mortadelë dhe pana ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Makarona ( Tagliatelle ) me mortadelë dhe pana. Receta gatimit është dërguar nga Leonora Pane 17 shkurt 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona ( Tagliatelle ) me mortadelë dhe pana duke ndjekur udhëzimet në vijim.
Përbërësit
500 gr tagliatelle ( lloj makaronash si në foto )
200 gr mortadelë ( lloj proshute )
gjysëm qepe,
200 ml pana kuzhine,
2 lugë gjelle me vaj ulliri,
50 gr djath i grirë
kripë,
Përgatitja
1
Përgatitet në të njëjtën kohë që ziejn makaronat, në një tenxhere me ujë e kripë vini makaronat që të zjejn, kurse në një tigan të madh hidhni vajin dhe qepën e grirë imët dhe vëreni në flakë mesatare të skuqet deri sa të bëhet e verdhë,
2
më pas shtoni mortadelën të prerë ne copa te vogla dhe lëreni të skuqet për 5 – 7 minuta bashkë me qepën, më pas shtoni panën dhe trazojeni mirë, hidhni edhe djathin e grirë, trazojeni dhe pasi të jenë zier makaronat hidhini edhe ato në tigan dhe me dy pirunj trazojini mirë për 2 – 3 minuta që të mari shijen e mortadelës pastaj mund ti hiqni dhe janë gati për tu ngrënë.


























