Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona orecchiette me midhje ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Makarona orecchiette me midhje. Receta e gatimit për makarona orecchiette me midhje është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 19 dhjetor 2015. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me midhje klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona orecchiette me midhje duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
400 gr makarona,
1 kg midhje,
cime di rapa ose brokoli,
2 thelbinj hudhra,
vaj ulliri,
verë të bardhë
Përgatitja
1
Vihet uji të ziej. Në një tigan hedhim midhjet e pstruara mirë dhe i mbyllim me kapak që të hapen, i hedhim gjysë gote verë të bardhë. Sapo midhjet të hapen fikim zjarrin.
2
Zjarri duhet i fortë. Pastrojmë brokolit dhe i hedhim në tenxheren me ujë, hedhim dhe makaronat dhe i ziejm bashkë.
3
Në një tigan ngrohim vajin me hudhrat dhe specin djegës, i shtojmë ujin e midhjeve të kulluar. Kur makaronat të jen pothuajse të ziera i kullojmë dhe i hedhim në tigan, hedhim edhe midhjet dhe i shterrojmë ujin. Fikim zjarrin dhe i hedhim pak vaj ulliri për sipër. Ps. Mdhjet nuk duhet të zihen shum sepse forcohen dhe shija nuk është e mirë. Ju bëftë mirë


























