Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona me kima dhe karrota ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Makarona me kima dhe karrota. Receta gatimit është dërguar nga Daniela Pepa 11 prill 2013. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me kima dhe karrota duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr makarona( çdo lloj që dëshironi )
500 gr mish i grirë viçi
3 karrota të grira me rende hollë hollë
1 qepë të madhe
1 spec jeshil( i jep shije )
kripë, ereza të përziera
vaj ulliri dhe 2 lugë salcë domatesh
Përgatitja
1
Në një tenxhere hedhim ujë dhe kripë, për të zier makaronat për disa minuta, në një tigan tjetër bëjmë gati kiman e hedhim pak vaj ulliri, më pas qepën e grirë hollë, e skuqim pak sa të mari ngjyrë, më vonë hedhim karrotat e grira hollë dhe specin, i përziejm mirë e mirë dhe në fund hedhim mishin e grirë,
2
i përziejm, hedhim 1 gotë ujë, kripën dhe erezat e përziera dhe e lemë derisa të thithi ujin, e provojmë nëse mishi është zier pak, nëse jo hedhim edhe pak ujë, më vonë hedhim edhe salcën e domateve, i përziejm dhe është gati për tua hedhur sipër rmakaronave


























