Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona furre me mish pule ( Receta gatimi nga Daniela Pepa )
Makarona furre me mish pule, një gatim i shpejtë dhe shumë i shijshëm. Kjo recetë gatimi është dërguar nga Daniela Pepa 8 dhjetor 2012. Foto © Daniela Pepa
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona furre me mish pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
5oo gr makarona ( çdo lloj që të doni, vetëm jo spageti )
500 gr mish pule i copëtuar dhe i zier
5 salçiçe pule
djath kaçkavall me feta
ullinj për zbukurim
Përgatitja
1
Në një tenxhere ziejm makarona për 5 minuta, pastaj i kullojmë dhe i ftohim pak dhe i hedhim në tepsi,
2
ndërkohë që hedhim mishin e pulës të zier në copa-copa, hedhim salçiçet e prera në kubik sipër,
3
pastaj vendosim djathin kaçkavall në feta dhe e fusim në furrë të piqet. Ju bëftë mirë


























