Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krostatë me krem ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Përbërësit
250 gr miell
125 gr gjalp
100 gr sheqer
2 të verdha veze
një pako vanilje dhe krem pastiçerie.
Përgatitja
1
Në një tas hidhni gjalpin, të verdhat e vezëve dhe sheqerin, pasi ti trazoni mirë shtoni miellin dhe vaniljen dhe punojini derisa brumi të mblidhet mirë,
2
pastaj në një tavë me letër furre hapeni brumin në të gjithë sipërfaqen e tavës edhe anësh dhe futeni të piqet në furrë në 180° për 25 minuta, pasi të ftohet vëreni në një pjatancë dhe hidhni kremin sipër, mund ta dekoroni si në foto ose sipas dëshirës.
Receta e gatimit për krostatë me krem është dërguar nga Leonora Pane 19 mars 2014. Foto © Leonora Pane.


























