Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Krem karamel ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Krem karamel. Receta e gatimit për krem karamel është dërguar nga Leonora Pane 10 dhjetor 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për krem karamel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim krem karamel duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 bustina (paketime të vogla) krem karamel,
500 ml qumësht,
500 ml pana,
Përgatitja
1
Në një tenxhere hidhni panën, qumështin dhe 2 bustinat e krem karamel dhe me një tel kuzhine trazojeni mirë që mos formojë kokrra, pastaj vëreni në flakë mesatare dhe trazojeni vazhdimisht deri sa të valojë,
2
pasi të fillojë të valojë lërini për 3 minuta pastaj hiqeni nga zjarri dhe hidheni nëpër forma, lërini të ftohet pastaj futini në frigorifer të paktën për 2 orë, pas 2 orësh hiqini nga format hidhini nëpër pjata dhe dekorojini si në foto me karamelin që është në çdo pako. Ju bëftë mirë


























