Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kërpudha të shoqëruar me gjoks pule ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Kërpudha të shoqëruar me gjoks pule. Receta e gatimit për kërpudha të shoqëruar me gjoks pule është dërguar nga Bukurie Nexhipi 3 tetor 2015. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kërpudha të shoqëruar me gjoks pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr kërpudha
1 qepë
Vaj ulliri
Kripë
Piper të kuq e të zi
gjoks pule
pak gjalp
kripë
piper
1 lugë kafeje rozmarin
lëngun e 1 limoni
Përgatitja
1
Në një enë me vaj ulliri hedhim qepën e prerë në copa të mëdha dhe kërpudhat e pastruara nga bishti.
2
I kaurdisim në zjarr të ulët për 10 minuta më pas hedhim kripë, piper të zi e të kuq e i vendosim kapakun duke i lënë edhe për 10 minuta në zjarr të ulët.
3
Gjoksin e pulës e presim në filet të holla dhe e marinojmë me kripë, piper të zi e rozmarinë. E lemë për 10 minuta dhe e skuqim me pak gjalp.
4
Në kohën që merr ngjyrë nga të dyja anët i shtrydhim lëngun e një limoni, e lemë edhe 2-3 minuta dhe është gati. E shoqërojmë me kërpudha dhe me një lugë salcë kosi të përgatitur me hudhra, kripë e vaj ulliri


























