Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek pralina ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Kek pralina. Receta e gatimit për kek pralina është dërguar nga Ervina Saliu 4 maj 2013. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek pralina duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
225 gr gjalp
225 gr sheqer
3 vezë
125 gr çokollatë
100 gr miell që fryhet vetë
1 lugë kafeje pluhur pjekës
pak kripë
Përgatitja
1
Në një tas përziejm miellin me pluhurin pjekës dhe kripën. Në një tas tjetër rrahim gjalpin dhe sheqerin ,shtojmë vezët një nga një duke e përzier. Më pas shtojmë çokollatën e shkrirë ( në ben mari me pak qumësht ) e përziejm dhe në fund shtojmë miellin pak nga pak duke e përzier.
2
Lyejm formën, e spërkasim me pak miell. E pjekim në furrë të ngrohtë në 170 gr për rreth 40 minuta. Kur të jetë ftohur sipas dëshirës mund ta lyejm edhe me çokollatë nga lart. Ju bëftë mirë


























