Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me shërbet çokollate ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Kek me shërbet çokollate. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 13 shkurt 2015. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me shërbet çokollate duke ndjekur udhëzimet në vijim


Përbërësit
3 vezë
gjysë filxhani çaji me sheqer,
1 filxhan çaji me lëng portokalli,
1 filxhan çaji me vaj,
3 filxhanë miell ( që i kemi hedhur brenda 2 lugë te vogla pluhur pjekes, 3 lugë gjelle kakao )
Shërbeti:
2 gota ujë,
1 gotë sheqer,
lëkuren e një limoni,
400 gr çokollatë
Përgatitja
1
Rrahim në mikser 3 vezë me gjysëm filxhani çaj sheqer,
2
më pas shtojmë 1 filxhan çaji me lëng portokalli, 1 filxhan çaji me vaj, 3 filxhana miell qe i kemi hedhur brenda 2 lugë të vogla pluhur pjekës, 3 lugë gjelle kakao, i rrahim për pak minuta akoma dhe e hedhim në tepsi
3
E pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë. Ndërkohë përgatisim shërbetin. Hedhim në tenxhere 2 gota ujë, 1 gotë sheqer, lëkurën e një limoni dhe i ziejm për 10 minuta. Më pas i shtojmë 400 gr çokollatë, e trazojmë mirë sa të shkrihet çokollata, e ziejm 5 minuta akoma, e lemë të ftohet 5 minuta dhe më pas ja hedhim embëlsirës së ftohte. E mbulojmë, e lemë 1 orë dhe servirim

























