Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me portokall dhe kakao ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 9 janar 2015. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për kek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me portokall dhe kakao duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
150 gr gjalp në temperaturë dhome
2 filxhana sheqer
4 vezë
1 filxhan lëng portokalli,
lëkurën e një portokalli
3 filxhana miell që i kemi hedhur dy lugë pluhur pjekës.
Përgatitja
1
Rrahim në mikser 150 gr gjalp në temperaturë dhome me 2 filxhana sheqer për 6 minuta më pas shtojmë 4 vezë dhe vazhdojmë rrahjen për pak minuta.
2
Më pas shtojmë 1 filxhan lëng portokalli, lëkurën e një portokalli dhe në fund shtojmë 3 filxhana miell që i kemi hedhur dy lugë pluhur pjekës. E hedhim në formë, lejmë pak në tas ku shtojmë edhe 2 lugë kakao, ja hedhim kekut nga lart dhe e pjekim në 170 gradë për rreth 40 minuta


























