Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kek me dy çokollata ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Kek me dy çokollata. Receta e gatimit për kek me dy çokollata është dërguar nga Ervina Saliu 27 prill 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kek me dy çokollata duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr miell që fryhet vetë ( lloj mielli me pluhur pjekës brenda )
100 gr gjalp
gjysëm filxhani çaj vaj ulliri
2 filxhanë çaj sheqer
1 filxhan çaji me qumësht
200 gr çokollatë të bardhë
3 vezë
5 lugë kakao ose nje filxhan çokollat të zezë ( kjo është e bër me cokollatë )
Përgatitja
1
Rrahim gjalpin me vajin mirë në mikser. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë rrahjen, më pas shtojmë vezët një nga një, qumështin dhe miellin dhe vazhdojmë rrahjen gjer sa të bëhet një masë homogjene.
2
E ndajmë masën në dy pjesë, në njërën hedhim kakaon ose çokollatën e shkrirë dhe e përziejm mirë.
3
Marim formën e kekut e lyejm me gjalp dhe e spërkasim me pak miell dhe shtojmë masën duke hedhur një lugë nga njëra dhe një lugë nga tjetra gjerisa të mbarohet brumi.
4
E pjekim në 180 gradë për rreth 30 minuta. E lemë të ftohet pak dhe shtojmë çokollatën nga lart ku më parë e kemi shkrirë në ben mari me pak qumësht. Ju bëftë mirë


























