Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Kallamarë të skuqur ( Receta gatimi Daniela Pepa )
Kallamarë të skuqur. Receta gatimit është dërguar Daniela Pepa 14 prill 2013. Foto © Daniela Pepa
Quhen ndryshe unazat e kallamarëve, për formën që marrin gjatë skuqjes. Një pjatë e thjeshtë dhe e shpejtë në përgatitje dhe që është aq e mirë sa nuk e refuzon dot kush e ka përpara.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Daniela Pepa klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me kallamarë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim kallamarë të skuqur duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Kallamarë,
miell,
kripë,
vaj të bollshëm,
limon.
Përgatitja
1
Pasi pastrojmë mirë kallamarët e u heqim cipën e jashtshme dhe kërcin e brëndshëm, i lajmë mirë dhe i presim me rrathë ose sipas dëshirës.
2
I lemë të kullojnë e për ti tharë mirë, u pijme lagështirën me kartëpeceta. Kjo është shumë e rëndësishme, bashkë me kujdese të tjera që do të thuhen më poshtë, për një rezultat me sukses.
3
Lyhen me miell e kalohen në kullesë ose sitë të trashë dhe i tundim me lehtësi, që të iki mielli i tepërt. Në një tigan ose tenxhere, hedhim vaj me shumicë që të ngrohet.
4
Ka arritur pikën e duhur, kur nëse hedhim brenda një thërrime buke, ngjitet në sipërfaqe pothuaj menjëhere. Fillojmë hedhim kallamarët të skuqen, por i hedhim pak nga pak dhe jo menjëherë, pasi kështu i ulet temperatura, vajin e na prish skuqjen.
5
Megjithatë hedhim për skuqje aq sa pranon sipërfaqja e tiganit e jo më tepër. Pasi i heqim nga vaji, domethënë pas pak minutash, i vemë në një pjatë me kartëpecetë, që të thithë vajin e tepërt dhe u hedhim kripë.
6
Kripa e hedhur më parë, zbut kallamarët pas gatimit. E skuqura në këtë formë, lejon një përgatitje pa pirje vaji. I shërbejmë me fetë limoni dhe sallatë, që të balancojmë ushqimin. Ju bëftë mirë. I kam bërë vetë.

























