Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
japrak

Japrak ose Dollma me gjethe rrushi ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Japrak ose Dollma me gjethe rrushi. Receta gatimit është dërguar nga Leonora Pane 8 dhjetor 2013. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për japrak klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim japrak ose dollma me gjethe rrushi duke ndjekur udhëzimet në vijim

2294 shikime
japrak

Përbërësit

Gethe rrushi,
qepë të njoma,
mish të grirë,
oriz,
salcë,
nenexhik (nangjazem)
kripë dhe vaj ( sasia varet nga sa doni të bëni )

Përgatitja

1
Pasi ti keni larë gjethet e rrushit vërini në një tenxhere me ujë të ngrohtë të ziejn për 5 minuta, pastaj hiqini dhe vërini në një enë të hapur që të ftohen,
2
më pas merni qepët, grijini në një tigan, hidhini vaj dhe vëreni në flakë mesatare të skuqet duke e trazuar herë pas here, kur të jetë skuqur qepa hidhni mishin e grirë, kripën dhe trazojeni deri sa të thahet uji që lëshon mishi,
3
më pas hidhni salcën dhe pasi ta trazoni dy apo tre herë shtoni orizin dhe më pas fikeni sobën, shtoni nenexhikun të grirë imët dhe trazojeni,
4
më pas merni gjethet një nga një hidhni në mes të gjethes një lugë nga orizi që përgatitet dhe mblidhini mirë anët e gjethes në mënyrë që të mos hapen kur të ziejn dhe vendosini në një tenxhere ku më pas do zjejn .
5
kështu me rradhe duke i mbushur të gjitha gjethet, pasi ti mbaroni së mbushuri dhe pasi ti vini te tenxherja hidhini ujë të nxehtë deri sa të mbulohen dhe virini të ziejn me ngadalë me kapak në flakë të ulët deri sa të thajnë ujin

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: