Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
gershet i mbushur 3

Gërshet i mbushur ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

208 shikime

gershet i mbushur 3

Përbërësit

brumë për pica

salcice

patllixhanë

mocarelë

vaj ulliri,

piper i zi dhe kripe,

(sasia varet nga madhesia qe do beni gershetin)

Përgatitja

1

Merni patllixhanin dhe pasi ta keni larë dhe hequr lëkurën prejeni në katrore të vogla dhe vëreni të skuqet me pak vaj ulliri, kripë dhe piperin, pasi të jetë skuqur patllixhani shtoni salëiëen e copetuar dhe trazojini deri sa të skuqet edhe salcicja

2

pastaj lëreni të ftohet, hapni brumin në formë drejtkëndëshi dhe nga të dyja anët prejeni në rripa po duke lënë mesin e petës të pa prerë, merni salcicen me patllixhanet dhe hidheni në mes të petës në të gjithë gjatësinë e petës dhe shtoni mocarelën sipër pasi ta keni prerë ne kuadrate të vogla, pastaj kalojini rripat e brumit që pretë,

3

njëherë nga një anë dhe njëherë nga ana tjetër duke formuar gërshetin, mund ta lini pa i venë gjë tjetër sipër ose mund ta zbukuroni si në foto duke prerë brumin në forma lulesh dhe vendosur sipër siç e shikoni në foto, pastaj vendoseni në një tepsi, pasi ti keni vëneë letër furre dhe futeni të piqet në 220° për 30 minuta

Receta e gatimit për gërshetë te mbushur është dërguar nga Leonora Pane 6 korrik 2014. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për pica klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: