Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Fileto viçi me krem ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Fileto viçi me krem. Receta e gatimit për fileto viçi me krem është dërguar nga Bukurie Nexhipi 20 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim fileto viçi me krem duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për 2 fileto na duhen:
2 gota qumësht pana ( ai lloj qumështi përdoret dhe për torta )
2 lugë gjelle ( Knor ose Maggi ) për krem mishi
2 kërpudha të freskëta
pak vaj ulliri, kripë, piper.
1 lugë kafeje margarinë
Përgatitja
1
Fileton e viçit e marinojmë për 10 minuta me vaj ulliri, kripë, piper. E pjekim në zgarë. Në mungesë mund të piqet edhe në tigan por në zjarr shumë të ulët. Sepse është e trashë dhe duhet ta mari pjekjen gradualisht.
2
Më pas skuqim kërpudhat me 1 lugë kafeje margarinë, hedhim gjysëm filxhani ujë, lemë gjer sa ta pi ujin, hedhim qumështin, pak kripë, piper, në momentin që qumështi merr valë hedhim pluhurin knor ose maggi, e lemë sa salca trashet dhe e heqim. Mishin e vendosim në pjatë dhe e hedhim salcën sipër. E shoqerojmë me patate ose sallatë.


























