Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Byrek me spinaq dhe presh ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Byrek me spinaq dhe presh. Receta e gatimit për byrek me spinaq dhe presh është dërguar nga Silvana Belishaku 19 shkurt 2016. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq dhe presh duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr miell ,
500 gr spinaq,
1 presh,
vaj ulliri,
Përgatitja
1
Bëjmë brumin me ujë të vakët, kripë dhe 2 lugë vaj, e lemë të pushojë. Më pas lajmë spinaqin dhe preshin, i grijmë, skuqim preshin me vaj ulliri, më pas hedhim spinaqin, kripë, i hedhim pak ujë dhe i lemë të ziejn sa të shterojë uji, hedhim 2 lugë gjelle me miell, e trazojmë sa të trashet e të mpikset.
2
E lemë gjellën të ftohet. Më pas hapim petët, unë i hapa nga 3 petë të lyera me niseshte, vendosim gjysmat e petëve, hedhim gjellën, vendosim petët e mbetura, i hedhim vaj dhe e pjekim për 30 minuta në 200 gradë. Pasi e heqim e mbulojmë me peshqir kuzhine të zbutet dhe e servirim. Ju bëftë mirë
KategoritëByrekGatime tradicionaleKuzhina ShqiptareReceta gatimi dimërReceta gatimi drekëSilvana Belishaku
Silvana Belishaku