Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byrek me spinaq dhe gjizë ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Byrek me spinaq dhe gjizë. Receta e gatimit për byrek me spinaq dhe gjizë është dërguar nga Silvana Belishaku 27 shtator 2013. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për byrek klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byrek me spinaq dhe gjizë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për brumin:
500 gr miell,
1 gotë e gjysëm ujë,
pak kripë,
3 lugë vaj,
Për mbushjen:
600 gr spinaq,
200 gr gjizë,
1 vezë,
50 gr qumësht,
1 lugë kafeje miell,
kripë, koper ,
100 gr gjalp për spërkatjen e petëve.
Përgatitja
1
Në fillim bëjmë brumin, e lemë të pushojë, ndërkohë përgatisim masën për mbushje, lajmë dhe grijmë spinaqin, e shtypim me dorë dhe i hedhim kripë, shtojmë gjizën dhe 1 vezë të rrahur me miellin dhe qumështin, i përziejm të gjitha, hedhim pak koper.
2
Hapim petët dhe më pas i spëkasim me gjalp, shtrojmë gjysmat e petëve në tepsi, hedhim mbushjen, bëjmë petët e mbetura, i spërkasim me gjalp dhe e fusim të piqet në furrë të nxehtë 220 gradë për 40 minuta . Shpresoj t’ju pëlqejë. Ju bëftë mirë


























