Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Byftekia me patate në furrë ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Byftekia me patate në furrë. Receta gatimit është dërguar nga Ervina Saliu 3 gusht 2015. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim byftekia me patate në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
Për byftekat:
500 gr mish të grirë
1 qepë
1 vezë
2 feta buke të ndenjur
1 domate
3 lugë vaj
1 lugë uthull
kripë
piper
majdanoz
qumësht për të zbutur bukën.
Për patatet
500 gr patate
1 filxhan kafeje me vaj
lëngun e 1 limoni
lëngun e 1 portokalli
kripë
rigon
Përgatitja
1
Në një tas hedhim qumësht dhe fetat e bukës. I lejmë 2 minuta, i shtypim mirë dhe i hedhim në një tas me të gjithë përbërësit e tjerë. I punojmë me duar për 5 minuta dhe më pas e fusim në figorifer.
2
Pastrojmë patatet. I presim në copa, hedhim përbërësit e tjerë. I përziejm, i shtojmë një gotë ujë, i mbulojmë me letër alumini dhe i pjekim rreth 40 minuta në 200 gradë. Më pas i nxjerrim, vendosim byftekat nga lart, i mbulojmë sërisht dhe i pjekim 40 minuta akoma. Heqim letrën sa të marin pak ngjyrë


























