Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Biftekë të mbushur me vezë ( Receta gatimi nga Saimira )
Biftekë të mbushur me vezë. Receta e gatimit për biftekë të mbushur me vezë është dërguar nga Saimira 21 tetor 2015. Foto © Saimira
- Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Saimira klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish viçi klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim biftek të mbushur me vezë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr mish i grirë
1 kokërr vezë
100 gr bukë e thekur ( e shtypur frigania )
1 kokërr qepë e madhe
2 thelpinj hudhër
Rigon, kripë, majdanoz.
Përgatitja
1
Zjejm për 6 minuta vezët .
2
Në një enë shtojmë mishin e grirë, qepën e grirë në rende, hudhrën të grirë në rende, vezën, kripën, rigonin, bukën e thekur ( në mungesë të bukës të thekur shtoni bukë të zakonshme që më parë e zbutim me ujë dhe e shtrydhim mirë ) punojmë masën me duar dhe e lemë pak në frigorifer.
3
Qërojmë vezët, marim në dorë nga masa e mishit të grirë e hapim me duar, në mes vendosim vezën dhe e mbledhim deri sa mos duket veza .
4
Vazhdojmë me rradhë deri sa të mbarohet masa me mish të grirë.
5
Në tigan shtojmë vaj rreth dy gisht në tigan, në zjarr jo shumë të lartë. Lyjm biftekët e mbushur me vezë të rrahur, më pas i kalojmë edhe në frigania të shtypur ( bukë të thekur ) i skuqim tre e nga tre në të gjitha anët .


























