Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Tortë me portokall ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Tortë me portokall. Receta gatimit për tortë me portokall është dërguar nga Erjona Balla 5 dhjetor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi tortë klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tortë me portokall duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
Për Pan di spagna duhen:
5 vezë
6 lugë sheqer
6 lugë miell
1 pako vanilje
Për kremin e pastiçerisë duhen:
500 gr qumësht
2 të verdha veze
3 lugë miell ose niseshte
4 lugë sheqer
lëng portokalli të freskët
1 kuti me pana
Përgatitja
1
Përgatisim pan di spagnën: Me mikxer rrahim vezët dhe sheqerin për 15 minuta. Më pas shtojmë miellin e situr me vaniljen. E rrahim për 5 minuta dhe më pas e hedhim në tepsinë e lyer me vaj dhe miell ose me letër furre dhe e pjekim për 40 minuta në temperaturë 180°.
2
Përgatisim kremin: Në një tenxhere vemë qumështin për të zier, pasi ka marë valë qumështi shtojmë sheqerin dhe miellin e situr dhe e trazojmë me tel kuzhine që mos të na formohen kokrra dhe pasi trashet qumështi e heqim, mbas 5 minuta shtojmë vezët e rrahura dhe e lemë të ftohet pastaj e përdorim.
3
Marim pan di spagnën e presim në 2 pjesë, pjesën e parë e lyejm mirë me lëng portokalli dhe shtojmë kremin e pastiçerisë, vendosim pjesën tjetër të pan di spagnës të lyer përseri me lëngun e portokalles dhe sipër hedhim kremin e pastiçerisë të mbetur e mbulojme të gjithë. Montojmë panën dhe e hedhim mbi tortë dhe e zbukurojmë sipas dëshirës.