Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torte3

Tortë me patëllxhanë dhe makarona ( Receta gatimi nga Brikena Metaj )

Tortë me patëllxhanë dhe makarona. Receta gatimit është dërguar nga Brikena Metaj 22 janar 2014. Fotot © Brikena Metaj

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi me patëllxhanë klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tortë me patëllxhanë dhe makarona duke ndjekur udhëzimet në vijim

325 shikime
torte3

Përbërësit

300 g makarona tubo,
3 patëllxhanë,
400 g salcë domate,
1 qepë,
1 thelb hudhër,
50 gr parmixhan,
150 gr djath i bardhë i njomë,
1 tufë borzilok,
3 lugë vaj ulliri,kripë, piper.

Përgatitja

1
Presim patëllxhanet në feta të holla sipas gjatësisë, i vendosim për 30 min në një enë më kripë të trashë, shpëlajmë, thajmë dhe skuqim; thithim yndyrën e tepërt me letër kuzhine.
2
Një enë në formë kupole e veshim me fetat e skuqura të patëllxhaneve. Mbajmë mënjanë 5-6 feta që do t’I përdorim më vonë për sipërfaqen.
3
Hudhrën e plote, qepë e grirë I vendosim në tigan me vaj ulliri. Shtojmë purenë e domates dhe gatuajmë për 20 min, shtojmë kripë e piper. Largojmë hudhrën, shtojmë patëllxhane të grira në kubikë të vegjël, borzilok të copëtuar dhe përziejmë.
4
Ziejmë aldente makaronat tubo në ujë të bollshëm me kripë. I përziejmë me salcën e përgatitur, shtojmë djath kaçkavall të grirë dhe disa gjethe borzilok. Shtojmë djath të bardhë të njomë. (unë e përdor pak me tepri djathin kaçkavall)
5
Mbushjen e hedhim në enën e mbuluar me patëllxhanë. Mbulojmë me patëllxhanet e hequra mënjanë. Pjekim në furrë të ngrohur më parë në 200 gradë për rreth 35 min. E lëmë të kullojë dhe të ftohet pak, përmbysim formën mbi një pjatë dhe zbukurojmë me gjethe borziloku. Gati për t’u servirur. Shoqërohet me verë të kuqe. Ju bëftë mirë!

Brikena Metaj ka dërguar në KuzhinaIme.al 43 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Brikena Metaj.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: