Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
cc

Tortë me mollë ( Receta gatimi nga Edvina Gjeci )

Tortë me mollë. Receta e gatimit për tortë me mollë është dërguar nga Edvina Gjeçi 15 janar 2016. Foto © Edvina Gjeçi

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Edvina Gjeçi klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu

Mësoni si të përgatisim tortë me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim

1142 shikime
cc

Përbërësit

200 gr miell
180 gr sheqer
4 vezë
50 gr gjalp
5 mollë
180 gr qumësht
1 pako fryrës për embëlsira
1/2 lugë kafje me kanellë pluhur

Përgatitja

1
Rrahim sheqerin me të verdhat e vezëve, shkrijmë gjalpin në ben mari ( bagno maria ) dhe ja shtojmë vezëve të rrahura. Shtojmë duke përzier me kujdes mjellin, qumështin, kanellën dhe fryrësin deri sa të arrijmë një komposto homogjene.
2
Rrahim mirë të bardhat e vezëve dhe i shtojmë tek vezët e verdha duke përzier nga poshtë lart. Presim mollët në kubikë dhe i përziejm bashkë me të gjithë përbërësit e tjerë.
3
Nëse preferoni, 3 mollë i presim në kubikë dhe i përziejm me përbërësit e tjerë dhe 2 mollët e mbetura i presim në feta dhe ja vejmë sipër embëlsirës, më pas e pjekim në furrë me 180 gradë

Edvina Gjeçi ka dërguar në KuzhinaIme.al 19 receta gatimi me fotot origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për më shumë receta gatimi nga Edvina Gjeçi.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: