Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
torte me krem limoncele

Tortë me krem limoncele ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Tortë me krem limoncele. Receta e gatimit për tortë me krem limoncele është dërguar nga Leonora Pane 25 nëntor 2013. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si te pergatisni tortë me krem limoncele duke ndjekur udhëzimet në vijim

816 shikime

torte me krem limoncele

Përbërësit

2 Shtresa pandispanjë ( baza e tortes )

Për kremin:

500 gr maskarpone,

100 gr sheqer pluhur,

1 teke me krem limoncel,

2 të verdha veze,

6 lugë supe me çokollatë të bardhë të shkrirë,

Përgatitja

1

Merni një enë dhe hidhni të verdhat e vezëve, sheqerin dhe krem limoncelën dhe çokollatën dhe trazojini mirë pastaj shtoni maskarponen duke i trazuar mirë të gjitha, merni njërën shtresë të pandispanjës dhe spërkateni pak ose me krem limoncel ose me qumësht,

2

nëse nuk ju pëlqen shumë te ndihet pija alkolike, pastaj hidhni një shtresë kremi hapeni mirë në të gjithë sipërfaqen e pandispanjës, vendosni shtresën tjetër të pandispanjes dhe mbulojeni të gjithë me kremin e përgatitur, pastaj dekorojeni sipër ose si në foto ose si t’ju pëlqejë, lëreni në frigorifer të paktën për 2 orë

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: