Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Duhet të jeni të identifikuar për të ruajtur
Identifikohu / Rregjistrohu
Ruaje
Duhet të jeni të identifikuar për të vlerësuar
Identifikohu / Rregjistrohu
Vlerëso
embelsira

Tortë krem gjalpi ( Receta gatimi nga Leonora Pane )

Tortë krem gjalpi  . Receta e gatimit për tortë krem gjalpi është dërguar nga Leonora Pane 10 shtator 2013. Foto © Leonora Pane

  • Për të shfletuar të gjitha recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
  • Për të tjera receta gatimi për embëlsira klikoni këtu
  • Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu 

Mësoni si të përgatisim tortë krem gjalpi duke ndjekur udhëzimet në vijim

1058 shikime
embelsira

Përbërësit

50 ml ujë,
175 gr gjalp,
150 gr sheqer,
6 të verdha vezësh dhe një pako vanilje pluhur,

Përgatitja

1
Në një tenxhere hidhni ujin dhe vëreni të nxehet, pastaj hidhni sheqerin dhe trazojeni mirë deri sa të tretet, dhe lëreni të vlojë deri sa të fillojë të trashet, pastaj fikeni sobën,
2
në një enë tjetër hidhni të verdhat e vezëve dhe vaniljen dhe punojini me një tel kuzhine, shtoni edhe shërbetin dhe vazhdoni ta trazoni,
3
më pas shtoni edhe gjalpin që duhet të jetë me ngrohtësinë e ambientit dhe të jetë punuar pak me një lugë, shtoni gjalpin te vezet dhe punojeni me telin e kuzhinës sa të bëhet kremi si në foto,
4
pastaj vini pandispanjen në një pjatë, vini një shtresë me krem, pastaj shtresën tjetër të pandispanjës dhe në fund mbulojeni me krem si në foto

Leonora Pane ka dërguar në KuzhinaIme.al mbi 150 receta gatimi si edhe plot foto me ide të bukura për dekorime pjatash për ditë të veçanta, të gjitha me foto origjinale të gatimeve të saj. Klikoni mbi emrin e autores për të shfletuar të gjithë recetat e gatimit dhe idetë e bukura nga Leonora Pane.

Lini një Përgjigje

Kuzhinaime.al
Mbylle hapjen e plotë
%d bloggers like this: