Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tavë me pulë dhe patate në furrë ( Receta gatimi nga Erjona Balla )
Tavë me pulë dhe patate në furrë. Receta gatimit për tavë me pulë dhe patate në furrë është dërguar nga Erjona Balla 6 nëntor 2013. Foto © Erjona Balla
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Erjona Balla klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisni tavë me pulë dhe patate në furrë duke ndjekur udhëzimet në vijim.
Përbërësit
0.5 mish pule
1 kg patate
3 qepë mesatare
salcë ose domate
5 theplinj hudhra
2 vegeta pule
piper i zi
dafinë
Përgatitja
1
Skuqim qepën dhe hudhrën deri sa të zverdhet më pas shtojmë mishin dhe i skuqim për 15 minuta bashkë, pasi janë skuqur shtojmë salcën, piper, dafinën dhe e heqim nga zjarri.
2
Në tepsinë ku do bëjmë tavën hedhim patatet e prera në kubikë të mëdhenj dhe sipër shtojmë mishin me qepën, i hedhim ujë të valuar me vegeta dhe e pjekim në temperaturë 180° deri sa të bëhet gati.


























