Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Tarte Tatin me mollë ( Receta gatimi nga Lulzime Gjyzeli )
Tarte Tatin me mollë. Receta e gatimit për tarte tatin me mollë është dërguar nga Lulzime Gjyzeli 5 janar 2016. Foto © Lulzime Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Lulzime Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për ëmbëlsira klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim tarte tatin me mollë duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
250 gr miell 00
250gr gjalp
3 të verdha veze
250 gr sheqer
1.5 kg mollë
Përgatitja
1
Përgatitet brumi me: miellin, 125 gr gjalp dhe 100 gr sheqer. Pasi ta ngjeshim mirë, brumin e mbyllim me qese dhe e fusim në frigorifer për disa orë. Në fundin e tepsisë ku do pjekim tortën hedhim 100 g gjalp dhe sheqerin që na teproi. Ndezim zjarrin dhe e lëmë që të bëhet karamel. Kur të jetë shkrirë gjithë sheqeri, vendosim mollët e qëruara dhe të prera në katërsh mbi të, i hedhim pak gjalp për sipër dhe tepsinë e trasferojmë në furrë me 180 gradë për 15 minuta.
2
Hapim brumin me okllai që të mbulojë mirë tepsinë dhe e vendosim sipër mollëve në mënyrë që ta mbulojë mirë atë, hermetikisht (në këtë mënyrë avulli që do lëshojnë mollët gjatë gatimit do shkrijë mirë sheqerin dhe do formohet kremi karamel tek mollët) E fusim akoma tepsinë në furrë gjithmonë me 180 gradë për rreth 25 minuta të tjera.


























