Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Syltiash me mollë dhe arra ( Receta gatimi nga Silvana Belishaku )
Syltiash me mollë dhe arra. Receta e gatimit për syltiash me mollë dhe arra është dërguar nga Silvana Belishaku 26 tetor 2014. Foto © Silvana Belishaku
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Silvana Belishaku klikoni këtu
- Për të tjera recata gatimi për syltiash klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim syltiash me mollë dhe arra duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 filxhan kafeje me oriz
2 lugë gjelle sheqer të kuq
1 lugë gjelle niseshte
1 mollë
50 gr arra
500 ml qumësht
Përgatitja
1
Fillimisht vemë të zieje orizi me pak ujë dhe qumësht, përziejm niseshtenë me sheqerin dhe qumështin e mbetur, grijmë mollën në copa të vogla, arrat i coptojmë në copa të vogla,
2
pasi zien orizi hedhim qumështin e përzier me sheqer dhe niseshte, pasi trashet hedhim mollët dhe arrat, hedhim kanellë sipas dëshirës, më pas e servirim në pjata dhe zbukurojmë sipas dëshirës, e lemë të ftohet dhe është gati.


























