Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Speca të mbushur ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Speca të mbushur. Receta e gatimit për speca të mbushur është dërguar nga Ervina Saliu 10 maj 2013. Foto © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me speca klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim speca të mbushur duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 kg speca,
200 gr mish të grirë,
1 karrotë,
2 qepë,
2 domate,
1 filxhan caji oriz,
majdanoz,
nenexhik.
Përgatitja
1
Presim qepën shumë imët dhe e skuqim në tigan me pak vaj gjer sa të mari ngjyrë të verdhë, shtojmë mishin e grirë dhe karrotën, i skuqim mirë. Më pas shtojmë domaten e grirë në rende dhe erzat.
2
Hedhim dhe orizin bashkë me një filxhan ujv. I lejmë të ziejnë gjer sa gjella të mos jetë dhe shumë e lëngshme. Marim specat u presim bishtin, u hedhim pak kripë nga brenda.
3
Kur të jetë gjella gati mbushim specat, i vejmë në tepsi. Në blender grijmë 1 kokërr domate, hedhim një filxhan kafejr me ujë dhe një filxhan kafeje me vaj, i përziejm, ja hedhim specave nga lart. I mbulojmë me letër alumini dhe i pjekim për 1 orë, në 200 gr. Ju bëftë mirë


























