Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Salmon me perime ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Salmon me perime. Receta e gatimit për salmon me perime është dërguar nga Bukurie Nexhipi 1 shkurt 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për peshk klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim salmon me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
4 fileto salmon
pak vaj ulliri
4 thelpi hudhër
1/2 gotë vere të bardhë
kripë
piper
Përgatitja
1
Filetat e salmonit i vendosim në një enë dhe e lyejmë mirë me vaj ulliri, kripë, piper.
2
Më pas i vendosim të ndarë nga 1 në letër furre, vendosim fileton, i hedhim sipër nga një thelpi hudhër të grirë i spërkasim me verë, pak majdanoz të grirë dhe i palosim si karamele.
3
I pjekim në furrë për 15 – 20 minuta në 180 gradë C. E shoqerojmë me perime të ziera dhe sallatë


























