Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Qofte me patllixhanë dhe patate ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Qofte me patllixhanë dhe patate . Receta e gatimit për qofte me patllixhanë dhe patate është dërguar nga Leonora Pane 26 shkurt 2014. Foto © Leonora Pane.
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për qofte klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim qofte me patllixhanë dhe patate duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
2 patate,
1 patllixhane e madhe ose 2 të vogla,
1 thelb hurdhër,
3 lugë vaj ulliri,
piper të zi,
ngjazëm ( nenexhik ose menta )
kripë,
2 feta bukë dhe pak bukë të grirë,
Përgatitja
1
Merni patllixhanen qërojeni dhe prejeni në katrore të vogla, hidhni vajin në një tigan dhe hidhni edhe patllixhanet e vëreni në flakë të lartë të skuqen duke i trazuar vazhdimisht, pasi të skuqen hiqini dhe hidhini në një tas,
2
pastaj qëroni patatet dhe prejini edhe ato në katrore të vogla dhe hidhini po në të njejtin tigan ku me parë skuqët patllixhanët dhe trazojini vazhdimisht deri sa të skuqen, pasi të jenë skuqur hidhini tek tasi ku më parë hodhët patllixhanët,
3
shtoni hurdhrën e grirë imët ose të shtypur, kripën, piperin, nangjazmën, 2 fetat e bukës të lagur me ujë pastaj shtrydhura dhe bukë të grirë, përzjeini mirë të gjitha dhe nëse është e butë shtoni bukë të grirë deri sa të mos ngjitet nëpër duar, më pas jepini formë të rrumbullakët si në foto dhe skuqini në tigan me vaj si qoftet e zakonshme


























