Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Pulë me perime ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Pulë me perime. Receta e gatimit për pulë me perime është dërguar nga Bukurie Nexhipi 13 dhjetor 2013. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me mish pule klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim pulë me perime duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
1 pulë
1 kungull
2 speca ( 1 e kuqe, 1 jeshile ose e verdhë )
7-8 kokra domate si qershi
pak rrënjë selino
1 karrotë
gjysëm gote verë
kripë, piper, pak vaj ulliri, 1 degë rozmarinë
2 thelpi hudhër
1 qepë
Përgatitja
1
Pulën e presim në copa të vogla, e skuqim me pak vaj ulliri, të skuqet mirë në të gjitha anët. Më pas hedhim qepën, karrotën, selino, rozmarinë dhe hudhrën në copa të vogla. E lemë 10 minuta gjersa përbërësit janë skuqur mirë dhe e shuajmë me verë.
2
Pasi vera ka avulluar hedhim perimet dhe domatet të prera në copa. Hedhim kripë, piper dhe e mbulojmë me kapak për 30 minuta në zjarr të ngadalët. Nëse duhet i hedhim 1 gotë ujë. Sipas dëshirës mund ti hidhni 1 lugë majdanoz të grirë pasi gjella ka përfunduar. Duhet të ngelet në yndyrë.


























