Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Oriz “Rizoto” me krem karkaleci dhe perime ( Receta gatimi nga Luljeta Gjyzeli )
Oriz “Rizoto” me krem karkaleci dhe perime. Receta gatimit është dërguar nga Luljeta Gjyzeli 1 tetor 2015. Fotot © Luljeta Gjyzeli
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Luljeta Gjyzeli klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi me oriz klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim oriz “Rizoto” me krem karkaleci dhe perime duke ndjekur udhëzimet në vijim


Përbërësit
300 gr karkaleca
300 gr oriz
50 gr pana
50 gr koper
150 gr spinaq
2 karrota
vaj ulliri
kripë
Përgatitja
1
Pastrojmë karkalecat, i lajmë dhe i hedhim në ujë të ziejnë për 2 minuta. I heqim, i kullojmë dhe i furlojmë me 50 gr pana, 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kripë derisa të formohet një masë kremoze.
2
Ziejm spinaqin vetëm 2 minuta, e kullojmë dhe e presim hollë. Marinojmë spinaqin me vaj ulliri dhe kripë. Ziejmë dhe karrotat për 3min, i heqim dhe i grijmë me rende, marinojmë karrotën e grirë me vaj ulliri dhe kripë.
3
Gjithashtu ziejmë orizin, pasi ka zier e përziejmë me kremin e karkalecave dhe e vendosim një shtresë oriz “rizoto” në një formë sipas dëshirës. (Në rastin tim kam zgjedhur një formë lule).
4
Pas shtresës së rizotos vemë shtresën e dytë me spinaqin e përgatitur, përsëri oriz “rizoto”, më pas një shtresë karrota dhe në fund përfundojmë me oriz “rizoto”! Ju bëftë mirë


























