Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Muffins ( Receta gatimi nga Bukurie Nexhipi )
Muffins. Receta e gatimit për muffins është dërguar nga Bukurie Nexhipi 13 maj 2014. Foto © Bukurie Nexhipi
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Bukurie Nexhipi klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për muffins klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim muffins duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
300 gr miell
4 vezë
200 gr sheqer
2 lugë gjelle kanellë
1 mollë
100 gr arra
200 gr gjalp
1 baking powder ( pluhur për pjekjen e ëmbëlsirave )
Përgatitja
1
Rrahim me rrahëse elektrike vezët me sheqerin, bashkojmë gjalpin dhe më pas miellin të cilin e kemi përzier më parë me baking powder.
2
I përziejm sëbashku, më pas hedhim mollën e prerë me copa të vogla ( ja heqim lëkurën ) kanellën dhe arrat e grimcuara.
3
I ndajmë në forma muffins dhe i pjekim në 180 gradë C për 15 minuta. Në fund i spërkasim me sheqer pudër


























