Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona me pançeta ( mish i tymosur ) ( Receta gatimi nga Engjellushe Tusha )
Makarona me pançeta ( mish i tymosur ). Receta gatimit është dërguar nga Engjellushe Tusha 17 mars 2014. Foto © Engjellushe Tusha
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me pançeta duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
500 gr makarona
3 thelpi hudhre
spec djegës
pançeta ( mish i tymosur )
vaj ulliri
3 vezë
Përgatitja
1
Marim tre thelpinj hudhre, i grijmë dhe i skuqim me vaj për dy minuta, aty hedhim edhe pak spec djegës, pastaj hedhim pançetat (mish i tymosur) dhe skuqim deri sa te bëhen krokante.
2
Pasi zjejmë makaronat i kullojmë dhe i hedhim në tiganin me pançeta, aty i hedhim një garuzhde ujë nga uji që ziem makaronat (qe të formohet sosa), pastaj marim tre kokra vezë nga të cilat marim vetëm të verdhën dhe i rrahim mirë dhe i hedhim te makaronat ku i perziejmë mirë, pasi i përzjejmë mirë i hedhim edhe djath parmixhano ose kaçkavall të grirë. Ju bëfshin mirë

























