Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona me gjoks pule ( Receta gatimi nga Engjellushe Tusha )
Makarona me gjoks pule. Receta gatimit është dërguar nga Engjellushe Tusha 26 mars 2014. Foto © Engjellushe Tusha
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Engjellushe Tusha klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me gjoks pule duke ndjekur udhëzimet në vijim
Përbërësit
makarona 500 gr,
gjoks pule 250 gr,
tre thelpinj hudhre,
spec djegës,
salcë dhe 4 lugë gjelle me vaj ulliri.
Përgatitja
1
Hedhim vajin në një tigan dhe e lemë të nxehet pak pastaj hedhim pak spec djegës dhe hudhrën e grirë dhe i skuqim për 30 sekonda, hedhim mishin e pulës (pasi e kemi zier për 30 minuta dhe e kemi bërë në kuadrata të vogla) dhe i skuqim së bashku për 5 minuta, hedhim salcën dhe i lemë per 10 minuta në pak flakë, i hedhim 3 ose 4 gjethe borziloku të grira.
2
Ziejmë makaronat sipas dëshirës qe i duam, nga makaronat e ziera meret një gjysëm garuzhde uje dhe e hedhim te salca për tu lidhur duke e zier për pak sekonda, marim makaronat e ziera, i kullojmë dhe i përzjejmë në një pjatance të madhe, i hedhim në pjata dhe u hedhim edhe djath parmixhano (djath kaçkavall i grirë) sipas dëshirës. Ju bëftë mirë

























