Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso
Makarona me domate të vogla ( Receta gatimi nga Leonora Pane )
Makarona me domate të vogla. Receta e gatimit për makarona me domate të vogla është dërguar nga Leonora Pane 9 prill 2014. Foto © Leonora Pane
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Leonora Pane klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për makarona klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim makarona me domate të vogla duke ndjekur udhëzimet në vijim.
Përbërësit
500 gr makarona të gjata (spaghetti)
300 gr domate të vogla (ciliegine)
2 thelpinj hurdhër,
4 lugë vaj ulliri,
majdamoz dhe kripë.
Përgatitja
1
Në një tenxhere veni të ziejnë makaronat, në një tigan të madh hidhni vajin e ullirit dhe domatet e ndara në katërsh, hidhi kripë, hurdhat të ndara në gjysëm për së gjati dhe vërini kapakun të zjejnë deri sa të treten,
2
hidhni majdanozin e grirë dhe makaronat kur të jenë gati të zjera që minutat e fundit të ziejnë të gjitha me salcën e përgatitur se marin më shumë shije, shtoni një garuzhde ujë nga uji që zjen makaronat dhe trazojini vazhdimisht deri sa të thajnë ujin që shtuat, pastaj mbushni pjatat, hidhini djathë te grirë dhe janë gati për tu servirur.


























