Shpërndaje
Hapje e plotë
print
Vlerëso

Liko me fiq jeshil ( Receta gatimi nga Ervina Saliu )
Liko me fiq jeshil. Receta e gatimit për liko me fiq jeshil është dërguar nga Ervina Saliu 21 maj 2015. Fotot © Ervina Saliu
- Për të shfletuar recetat e gatimit nga Ervina Saliu klikoni këtu
- Për të tjera receta gatimi për reçel klikoni këtu
- Kushdo që ka dëshirë të publikojë fotot e gatimeve të tij/saj dhe receta gatimi në KuzhinaIme.al është i/e mirëpritur, mësoni më shumë duke klikuar këtu
Mësoni si të përgatisim liko me fiq jeshil duke ndjekur udhëzimet në vijim

Përbërësit
500 gr fiq jeshil
500 gr sheqer
2 gota ujë
lëng limon
karaifila 1 për çdo kokërr fiku
Përgatitja
1
Marim fiqtë dhe e mira ështe ti mbajmë 3 ditë në figorifer. I presim bishtat pak dhe pjesën te lulja, më pas i vendosim në tenxhere të mbuluar me ujë dhe i ziejm për 10 minuta, i ndërrojmë ujin dhe e përserisim 3 herë këtë gjë.
2
I lejmë për 3 orë në ujë të ftohtë. Hedhim sheqerin dhe ujin të ziejn sa të marin valë më pas hedhim fiqtë që i kemi ngulur në çdo kokërr 1 karaifil, e ziejm sa të trashet shërbeti dhe të zbuten fiqtë. Në fund i hedhim 1 lugë lëng portokalli.